6 persona kane humbur jetën nga të i ftohti në SHBA. Raporte të ndryshmë tregojnë se në Chicago, temperaturat kanë shkuar deri në -28 gradë Celsius, ndërsa erërat e ftohta rrezikojnë ta bëjnë të ndihet si minus -45 gradë. Edhe pse banorët atje janë mësuar me dimra të ashpër, ky front i acartë do të jetë sfidues edhe për më të kaliturit.
Qytete të tëra po mbyllen në Midwest prej të ashtuquajturës “vorbulla polare”, thotë BBC. Ngricat pritet të prekin 250 milionë amerikanë dhe 90 milionë prej tyre do të përjetojnë temperatura nën zero. Ndërkohë, disa pjesë të Europës, e sidomos Franca, do të përballen me shira me intesitet të lartq, dëborë dhe erëra të forta, për shkak të stuhisë “Gabriel”, që po lëviz në perëndim të kontinentit të vjetër.
Burimi: BBC