Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet ish-polici, të vëllanë ia vranë në të njëjtin vend në 2010-ën


Mesditën e sotme u vra me armë zjarri në Selitë të Tiranës, Arben Bilali, ish-efektiv policie. Viktima u qëllua me armë zjarri në vendin e quajtur stacioni i Tiranës së Re. Ende nuk është ndërtuar skema e ngjarjes por në vendin ku ndodhi atentati janë gjetur nga policia shumë gëzhoja. 

Autorët e dyshuar e kanë qëlluar disa herë nga një makinë tip Mercedes-Benz dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një makinë në ngjyrë të zezë. Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.

Arben Bilalit i është organizuar dhe një atentat në vitin 2010 por atij mundi t’i shpëtonte. Ish-polici është përfolur për një vrasje të ndodhur vite më parë, edhe pse zyrtarisht nuk ishte paditur asnjëherë për këtë krim. Mësohet se bashkëshortja e 50-vjeçarit është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Por disa vite më parë në 2010 u ekzekutua me 4 plumba edhe një nga vëllezërit e viktimës, Leonard Bilali, ish-mundësi i Dinamos. Po në stacionin e fundit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tonini” u vra edhe Leonard Bilali.  Në 1998 është ekzekutuar me armë zjarri edhe vëllai tjetër Bujar Bilali.  Për të gjitha vrasjet ende nuk ka autorë.  Që prej vrasjeve të vëllezërve të tij vtiktima e sotme qëndronte i ngujuar. Në banesën e tij ka kapera në çdo cep. 

Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme:

Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./Hashtag.al

 

Foto marrë nga Ballkan web

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *