Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet në Tiranë ish-efektivi i policisë


Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Viktima është identifikuar si Arben Bilali, ish-efektiv policie i cili është qëlluar në stacionin e Tiranës së Re.

Autorët e dyshuar e kanë qëlluar disa herë nga një makinë tip “Mercedes-Benz” dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

50-vjeçari ndodhej brenda një mjeti tip “Hyundai” teksa është qëlluar disa herë në kokë dhe gjoks, plumba të cilë i kanë shkaktuar vdekjen.

Ai është dërguar me shpejtësi në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.

“Tiranë Informacion paraprak Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ekzekutimi i të vëllait në vitin 2010

Bilalit i është vrarë 9 vite më vëllai. Bëhet fjalë për për Leonard Bilalin, i cili u ekzektua me 4 plumba në zonën e Tiranës së Re në korrik të vitit 2010.

Asokohe Ish-mundësi i Dinamo u qëllua vetëm një javë pasi ishte kthyer nga Italia ndërsa dyshohet se vrasja e tij ka ndodhur për hakmarrje.

Ndaj Arben Bilalit, i cili u ekzekutua ditën e sotme, ishte bërë edhe një atentat më herët, në maj të vitit 2010. Ai u qëllua me 2 plumba në zonën e stadiumit Dinamo por mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *