Vendosni fjalën kyçe....

Harry dhe Meghan festojnë të ndarë Shën Valentinin (Arsyeja)


Harry dhe Meghan në vitin e parë si çift i martuar do të festojnë ndaras festën e Shën Valentinit. Më 14 shkurt, Duka i Sussex-it do të bëjë një udhëtim në Norvegji për të vizituar Marinën Mbretërore.

Harry, kapiteni i përgjithshëm i regjimentit, do të jetë i ftuar special në Clockëork për të vizituar marinsat dhe marinarët e Marinës Mbretërore.

Ai gjithashtu do të shohë disa stërvitje me pajisje të veçanta në terren, në Clockwork. Harry ka marrë rolin e kapitenit të Forcave të Armatosura Britanike nga Princi Philip, në vitin 2017. Gjyshi i tij, më parë, e mbante këtë post që nga viti 1953, por ia kaloi atë Harry-t pasi tha se do të largohej nga detyrat e tij mbretërore.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘Kensington Palace’, i cili shkruan se Harry do të largohet nga Londra në datë 14 shkurt në një udhëtim drejt Norvegjisë. Ai do të kryejë atje detyrat e tij si Princ dhe si gjenerali i flotës së marinës mbretërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *