Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurorja e Maqedonisë: Nuk e dinim që Gruevski po zbrazte llogaritë bankare para arratisjes


Kryeprokurorja e Prokurorisë Publike Speciale në Maqedoni, Katica Janeva, ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ish-kryeministrit Nikolla Gruevski po zbraste llogaritë e tij bankare gjatë kohës që zhvillohej gjyqi që e shpalli fajtor.

“Nuk kemi qenë të njohur se Gruevski po zbrazë llogaritë bankare, por edhe 120 mijë euro nuk është ndonjë numër impozant për të vënë në dukje se dikush po planifikon arratisjen”, theksoi Janeva në një intervistë për 1TV.

Prokurorja tjetër, Lile Stefanova, ka deklaruar se për llogaritë bankare të Gruevskit, nuk është fajtore Prokuroria Speciale, por gjykatat.

“Llogaritë e Gruevskit ishin propozim i yni që kur kemi dorëzuar akuzën për rastin ‘Titanik’. Kemi evidentuar se i akuzuari posedonte llogari dhe se të njejtat mund ti zbrazë dhe të arratiset. Lidhur me këtë morëm përgjigje nga Gjykata penale, dhe më pas edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës sonë. E përgjigja e tyre ishte se ato shuma parash nuk mund të trajtohen si rrezik për arratisje”, theksoi Stefanova.

Janeva u shpreh ndër të tjera se shpreson që Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe të vuajë dënimin. Mediat e Maqedonisë së Veriut, siç quhet tashmë zyrtarisht, ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë shtatorit të vitit të kaluar ka arritur të nxjerrë rreth 230 mijë euro nga organet e hetuesisë. Para se të arratisej, Gruevski rezulton se ka zbrazur 35 xhirollogaritë e tij bankare brenda shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *