Vendosni fjalën kyçe....

Loret Sadiku padit Federatën Shqiptare të Futbollit


Loret Sadiku dëshiron me çdo kusht të luajë me kombëtaren e Kosovës dhe jo atë të Shqipërisë. Por Federata Shqiptare e Futbollit ia ka vështirësuar procesin.

Mësohet se Sadiku ka paditur FSHF-në, me akuzën se ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia bën më të vështirë kalimin te Kosova.

“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën”, ka thënë për “Zërin” kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Sadiku i është bashkuar kombëtares Shqiptare para anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, futbollisti 27-vjeçar kishte dashur t’i kthehet Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *