Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e ka hedhur poshtë ultimatumin e ardhur nga Evropa, që bën thirrje për zgjedhje të reja në Venezuelë brenda 8 ditëve, duke thënë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të mbahen në vitin 2025.
Gjermania, Franca dhe Spanja thanë se do ta njohin presidentin e vetëshpallur të Venezuelës, Guaido, nëse nuk mbahen zgjedhjet e reja – por Maduro ka theksuar se Evropa nuk ka të drejtë të bëjë kërkesa të tilla.
“Ata duhet ta tërheqin këtë ultimatum. Askush s’mund të na japë ultimatum.” – tha Maduro.
“Venezuela nuk është e lidhur me Evropën. Kjo është paaftësi e plotë.”
Në një deklaratë, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se populli venezuelian “duhet të jetë në gjendje të vendosë lirisht të ardhmen e tij.
Pa zgjedhje të shpallura brenda 8 ditësh, ne mund të njohim Juan Guaido-n si “president të përkohshëm” të Venezuelës për të nisur këtë proces politik.