Vendosni fjalën kyçe....

Mediet kombëtare fshehin incidentin e Veliajt


Kryebashkiaku Veliaj ishte sot në  “Qytetin Studenti ” në një takim për të folur lidhur me rikonstruksionin e godinave, të studentëve. Veliaj i “entuziasmuar” filloi të bisedonte pak me studentët për punën që po bëhet në këto godina por fjala e tij u ndërpre. 

Teksa ai po fliste para studentëve në godinën 26-27, studentët e kanë kritikuar. Veliaj fillimisht tentoi t’i ndërpriste ata po këta të fundit filluan me kritikat ndaj kreut të Bashkisë.  Më tej një studente i ka kërkuar llogari për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Kjo e fundit nuk ka ngurruar ta quajë edhe vrasës dhe mashtrues Veliajn.

Videoja tashmë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në rrjet është shpërndarë dhe komentuar shumë. Por disa media (përfshirë këtu edhe televizionet kombëtare) nuk e kanë publikuar këtë debat të studentëve me kreun e Bashkisë.

“Top Channel”,” Tv Klan”, “News 24”, “Panorama”, “Ballkan Web” edhe medie të tjera nuk kanë raportuar dhe as kanë publikuar videon. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *