Vendosni fjalën kyçe....

Merret vendimi, studentët e Drejtësisë në mësim te gjimnazi “Petro Nini Luarasi”


Një grup studentësh nga Fakulteti i Drejtësisë duan të nisin mësimin dhe pas përplasjeve të fundit në fakukltet, është marrë vendimi që ata ta zhvillojnë mësimin në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

“Njoftohet i gjithë personeli akademik dhe studentët e ciklit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Drejtësisë Universiteti i Tiranës, se nesër në datë.30.01.2019, ora 14.00, rifillon procesi mësimor në ambjentet e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’”, thuhet në një njoftim të Fakultetit të Drejtësisë.

Ditën e djeshme, Dekani i Fakulteti të Drejtësisë, Artan Hoxha, njoftoi se mësimi për studentët e fakultetit që ai drejton do të nisë në një nga gjimnazet e Tiranës.

Dy ditë më parë në këtë fakultet ka patur përplasje mes dy grupeve të ndryshme të studentëve, ata që protestojnë dhe ata që duan të nisin mësimin.

Studentët e ngujuar në fakultet kishin bllokuar hyrjen e fakultetit me karrige, por grupi i dytë i studentëve kanë hequr karriget dhe janë përplasur me të parët duke tentuar t’i ndalin protestën. Nga kjo përplasje pati dhe studentë të lënduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *