Vendosni fjalën kyçe....

Mësimi te “Petro Nini”, studenti i ngujuar: Ç’është kjo, ca të nënës e ca të njerkës?!


Ndërkohë që një pjesë e studentëve të Juridikut sot do nisë mësimin te ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, pjesa tjetër vazhdon ngujimin në fakultet.

Në një prononcim për “News 24”, një student tha se ndarja e studentëve në dy grupe dhe zhvillimi i mësimit përkohësisht në ambientet e gjimnazit, nuk është një zgjidhje.

“Kjo për mendimin tim është të mos mbash përgjegjësi dhe të gjesh një zgjidhje me moszgjidhje.

Bachelori i zhvillon leksionet me nga 150 studentë, masteri i zhvillon leksionet me 200-300 studentë, nëse gjimnazi i ka këto auditore le të vazhdojnë. Ça është kjo zgjedhje, disa të nënës e disa të njerkës?

“Derisa ne jemi këtu, 20 ditë flemë këtu, sigurisht kemi mbështetjen e prindërve. Por edhe të pedagogëve përveç një pjese të vogël.”, tha studenti.

Ndër të tjera studenti i Juridikut tha se janë në pritje të një vendimi nga rektori dhe pedagogët, lidhur me protestën e tyre dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje për ta dhe vendoset të mbyllet ngujimi, studentët do të gjejnë mënyra të tjera për të protestuar.

Ndër të tjera, studenti i ktheu përgjigje gazetares lidhur me faktin se përse disa prej studentëve vendosin maskë.“Dekani jonë e di shumë mirë kush është me maskë e kush nuk është me maskë. Nuk është gjë e gabuar të rrish me maskë, për të ruajtur imazhin në publik dhe nuk ka problem duke qenë se dihet se janë studentë të Drejtësisë. Por edhe ata që s’janë të këtij fakulteti, kur të gjithë flinin gjumë, pedagogë, dekan e rektor, ishin këta studentë të fakulteëteve të Tiranës që na u gjendën neve pranë kur policia erdhi të na dhunonte.”

“Pas ditës së premte që rektori njoftoi një takim me studentët e ngujuar, i dhamë mundësinë dhe vendosëm të shtunën të takoheshim. Mynyr Koni na priti në zyrën e tij dhe bashkë me rektorin vendosëm për një kërkesë. Studentët, Senati akademik i Universitetit të Tiranës ose të mbajë përgjegjësi dhe të amendojë Ligjin për Arsimin e Lartë, ose të japë një zgjidhje. Nëse rektori vendos ta mbyllë këtë protestë ne studentët kemi planet tona për t’i dhënë formë tjetër kësaj proteste, por po presim vendimin e senatit dhe mbledhjen e pedagogëve. Nëse ata vendosin të ndalojnë ngujimin, atëhere ne studentët do të marrim masat tona.”, e mbyll fjalën e tij studenti. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *