Vendosni fjalën kyçe....

Për çfarë e ka mendjen rinia e sotme, VIDEOJA e bërë virale


Një vajzë 22-vjeçare është bërë e famshme në “Twitter”, pasi ka krijuar një palë vathë të dizajnuar për të mos humbur AirPod-in.

Gabrielle Reilly postoi një videon në faqen e saj në “Twitter” më 26 janar, ku tregonte një palë vathë, tek të cilat kishte lidhur kufjet e AirPod – wireless, të projektuar nga “Apple”.

Vajza e re nga Virxhinia, ka treguar se arsyeja se pse i ka krijuar ato vathët, është pikërisht që të mos humbiste kufjet e saj të cilat nuk kishin mbajtëse e as tela dhe asaj i humbisnin gjatë gjithë kohës.

Në klipin që zgjat 14 sekondave, Gabrielle tund kokën, për të treguar se sa të sigurt janë kufjet e saj. Videoja tanimë është bërë virale dhe gjithë bota është njohur me Gabrielle-n.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *