Vendosni fjalën kyçe....

Sokol Dedja emërohet zv.ministër i Jashtëm në vend të Cakajt


Sokol Dedja është emëruar zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar Gent Cakajn, i cili mori kompetencat e ministrit të Jashtëm nga kryeministri Rama.

Përveç tij, zv.ministra të Jashtëm janë edhe Artemis Dralo e Etjen Xhafaj.

Sokol Dedja ka qenë më herët drejtor pranë Ministrisë së Jashtme dhe vendimi për emërimin e tij si zv.ministër është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Pas betimit të Edi Ramës si ministër i Jashtëm, ai ia delegoi këtë detyrë Gent Cakajt, emri i të cilit nuk u dekretua nga presidenti Meta, pasi nuk plotësonte kushtet për këtë.

Kreu u qeverisë ka deklaruar se do e çojë në Kushtetuese vendimin e Metës pasi e ka cilësuar atë si anti-kushtetues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *