Në Francë një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, përfshirë një oficer policie, pasi një person i armatosur hapi zjarr kalimtarëve në Bastia.
Sipas raporteve të para, sulmuesi është një gjahtar i zonës, i moshës 70-vjeçare, motivet e të cilit mbeten të paqarta.
Por ai thuhet se është i njohur për shkaktimin e problemeve në lagjen ku jeton dhe bëhet e ditur se është dënuar më parë nga gjykatat. Ndërkohë policia ka përjashtuar mundësinë se ky mund të ketë qenë një sulm terrorist.