Kryetarja e Komisionit për Median dhe Edukimin Albana Vokshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftoi se Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka refuzuar paraqitjen me dëgjesën e thirrur nga deputet e opozitës.
Vokshi gjithashtu i bën thirrje për reagim edhe prindërve të nxënësve që mësojnë në gjimnazin Petro Nini Luarasi pasi rrezikohet siguria e fëmijve pas transferimit të studentëve të Juridikut në atë shkollë.
Postimi i plotë:
BRAKTISJA E KOMISIONIT NGA MINISTRJA SHAHINI DHE SIGURIA E FËMIJËVE NË SHKOLLA
#Ministrja e Arsimit Besa #Shahini refuzoi të paraqitet në #Komisionin#Parlamentar të Edukimit në dëgjesën e thirrur nga Deputetët e #opozitës në orën 15.00, për kërkesat e #studentëve dhe problematikat e Ligjit të Arsimit të Lartë.
Ministrja e Arsimit Besa #Shahini, edhe në mëngjes, refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të deputetëve të opozitës.
Madje, në një veprim të paprecedent, ajo u largua nga Komisioni në mënyrë demonstrative, në momentin që unë ngrita shqetësimin për rrezikun e sigurisë së fëmijëve në gjimnazin Petro Nini Luarasi, pas vendimit të Ministres për transferimin e kurseve të studentëve të #juridikut atje. E konsideroj këtë një eksperiment tepër të rrezikshëm, pasi fëmijët adoleshentë, veçanërisht vajzat, mund të mos jenë të sigurt në të njëjtin ambjent me studentë të rritur.
I bëj thirrje të gjithë #prindërve të reagojnë për një vendim që vë në rrezik sigurinë e fëmijëve të tyre.