Vendosni fjalën kyçe....

“Vrasës! Mashtrues!” – Studentët përzënë Erion Veliajn nga qyteti Studenti (Video)


 

Kryebashkiaku Veliaj ka vajtur sërish në Qytetin Studenti në një ritual tijin për të folur lidhur me rikonstruksionin e godinave, të studentëve.

Teksa ai po mbante fjalën para studentëve në godinën 26-27, studentët e kanë kritikuar.

Më tej një studente i ka kërkuar llogari përe vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Debati i plotë

Veliaj: Përshëndetje, përshëndetje, përshëndetje. Faleminderit për mikpritjen. Ustai që po rregullonte dushet. Goca unë nuk dua që t;u mbaj shumë pasi jam i sigurt se keni gjëra më të mira sesa të rrini me lali Erin. Shkolla është shumë e rëndësishme dhe do të doja vetëm t’ju informoja pak për të qenë edhe transparent mbi punimet. E kemi thuajse detyruese ta nisim këtë punë, të jetë kantier edhe teksa jemi këtu, për disa arsye.

Studentja: Pse deri tani  s’ka qenë detyruese?

Veliaj: Ja do ta shpjegoj.

Studentja: Jo duhet të bisedojmë se s’kemi ardhur këtru për të dëgjuar propagandën tuaj.

Veliaj: Do ta shpjegoj unë.

Studentja: Sot që punohet, kanë ardhur gjithë punëtorët. Godinat e tjera janë të mbushura të gjitha me plehra dhe i keni sjellë të gjithë punëtorët këtu. Mjaft jemi lodhur nga propaganda juaj.

Veliaj: Nëse nuk do të dëgjosh nuk ka asnjë problem, mund të dalësh jashtë.

Studentja: Nuk duam të dëgjojmë vetëm ata që janë pro jush. Dop të dal jashtë kur të dua unë, jo kur të duash ti.  

Veliaj: Patjetër por nuk i thua dot plaç dikujt që po të ndihmon.

Studentja: Po bëni detyrën tuaj. Ju zoti Veliaj jeni vrasës, keni vrarë Ardit Gjoklajn, 17-vjeçarin i cili sot mund të ishte student.

Veliaj: Mund të shkojmë edhe në prokurori, patjetër

Studentja: Po mund të shkojmë ku të duash. Ju nuk ma mohoni dot, ju dhe propaganda juaj dhe PR-i juaj nuk ma mohoni dot se jeni vrasës dhe se ka vdekur Ardit Gjoklaj.

Ndërkohë një nga shoqëruesit e Veliajt i afrohet një studenteje që po filmonte debatin dhe përpiqety që t’i heqë telefonin nga dora, ndërsa studentja i përgjigjet që të mos e prekë me dorë pasi është mjedis publik dhe ajo kishte të drejtë të filmonte.

VINI RE: Video publikuar nga “Lëvizja Për Universitetin” në “Facebook”.

/ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *