Me 77 vota pro Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Ilir Meta për kreun e KLSH-së. Presidenti Meta ka propozuar Bahri Shaqirin për kreun e KLSH-së. Kjo kandidaturë u rrëzua edhe nga Komisioni i Ekonomisë.
Dy ditë më parë kreu i Komisionit të Ekonomisë, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetajt tha se kjo kandidaturë nuk është e përshtatshme. “Shaqiri nuk ka eksperiencë në fushën e auditimeve financiare,”-tha ndër të tjera Ahmetaj.
Bahri Shaqiri njihet si këshilltari i presidentit Ilir Meta. Kjo është kandidatura e dytë e Presidentit për këtë post, pasi më parë propozoi emrin e Vitore Tushës, por që u rrëzua nga Kuvendi me arsyetimin se do të sillte ngërç në institucionet e reja të drejtësisë, pasi është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun dhe është bërë pjesë e KED-së.