Vendosni fjalën kyçe....

Rama- Berishës: Ti gruas time i ha ato që s’thuhen (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në seancën plenare pati debate të ashpra me Sali Berishën. Debati erdhi pas akuzave ndaj gruas së tij Linda Ramës për bankën “Abi Bank”. 

Teksa Berisha shprehej se Rama është një fundërrinë, ky i fundit nga salla e kuvendit u shpreh se deputeti demorakt është një njeri që nuk ka moral. Madje Rama u shpreh ndaj Berishës që “gruas dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen”. 

“Abi Bank është një bankë amerikane e cila kontrollohet nga Enti Regullator i Bankave të Amerikës. Po ta përsëris ti je njëri që je marrë me gratë, je marrë më vajzat me kalamajtë, je marrë me nipat, je marrë me mbesat. Je marrë me kë s’je marrë. Ti je njeri  s’ke kanuan, ti je njeri që nuk ke Kushtetutë. Ti je njeri që nuk ke ligj. Ti je njeri që nuk ke moral por ti gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen”, u shpreh Rama ndaj Berishës.

Menjëherë Rama ndërpreu fjalën gjatë seancën dhe nuk e vazhdoi më tej debatin. Reagime të shumta pati edhe nga deputetët e tjerë të opozitës. 

Video-(DEKLARATA NË MINUTAT E FUNDIT TË VIDEOS)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *