Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Bisedimet tregtare me Kinën po shkojnë mirë


Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur optimist për negociatat që synojnë t’i japin fund një mosmarrëveshjeje tregtare me Kinën, e cila ka lëkundur ekonomitë e dy vendeve dhe tregjet botërore.

“Takimet po shkojnë mirë, me qëllim dhe frymë të mirë nga të dyja anët. Nuk do të bëhet asnjë marrëveshje përfundimtare” derisa ai ta takojë presidentin e Kinës, Xi Jinping.

SHBA, që nga vera e kaluar, ka goditur me tarifa mallrat kineze në vlerë prej miliarda dollarësh. Kina është kundërpërgjigjur me taksa të ngjashme.

Dy palët kanë shpallur “pauzë” 90-ditëshe në dhjetor. Por Trump shprehet se do të ketë një marredhënie të mirë tregtare me Kinën. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *