Nga temperaturat e ulta dhe i ftohti 8 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se të 8 personat jetonin në Midwest të SHBA-së. Sipas BBC një student është gjetur i pajetë jashtë një ndërtese kolegji.
Spitalet po trajtojnë pacientët nga morthi i lëkurës që shkakohet nga i ftohti. Nëntëdhjetë milionë njerëz – një e treta e SHBA – kanë parë temperatura prej -17 (0F) ose më poshtë. Rreth 250 milionë amerikanë po jetojnë në kushtet e “vorbullës polare”.
Burimi: BBC