Vendosni fjalën kyçe....

Basha në protestën e banorëve të Astirit: Një grusht në zemër dhe ta shembim në tokë këtë qeveri


Në protestën e sotme të banorëve të Astirit ishte i pranishëm edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Banorët edhe sot janë shprehur të vendosur se kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re” pasi sipas tyre është një projekt korruptiv.  Në ditën e 89-të të protestës ata shprehen se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit.

“Rama mbahet sikur ka ndërtuar një mal të madh por ja ku po ta themi, ti ke ndërtuar një mal të madh me korrupsion, me vjedhje dhe me krime. Me datë 16-të shkurt shqiptarët do të shembin këtë mal që ka ndërtuar Edi Rama,” – thanë ndër të tjera banorët.

Ndërsa kreu i PD-së Basha u shpreh se këtij mali të arrogancës, vjedhjes, korrupsionit, fyerjes së shqiptarëve ka ardhur koha t’i japim një grusht në zemër dhe ta shembim në tokë.

“Në këtë situatë të rëndë opozita ka kryer detyrën e saj, dhe sot iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen kundër kësaj të keqeje pasi Veliaj ka ndërmarrë edhe dy akte të tjera korruptive, njëra ka të bëjë me dhënien e pronës publike tek Policia Bashkiake dhe tjetra me dhënien me koncension të parkingjeve.

Këtij mali të arrogancës, vjedhjes, korrupsionit, fyerjes së shqiptarëve ka ardhur koha t’i japim një grusht në zemër dhe ta shembim në tokë. Këtë mund ta bëjnë vetëm qytetarët e bashkuar të cilët nuk ka forcë që ti ndalojë. Ju bëj thirrje të marrim në dorë fatin tonë me datë 16 shkurt duke u bashkuar dhe shembur sistemin korruptiv të Edi Ramës. Nuk do t’ju jepet mundësia që t’i shpëtojnë drejtësisë duke ikur nga vendi, me drejtësinë e re që do të vijë Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë vendin tek 313-ta”, tha Basha. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *