Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është shprehur se kur takohet me persona nuk interesohet nëse kanë ose jo probleme me ligjin.
“Unë kur ha dreka, s’dua t’ia di nëse janë me precedentë”, tha Dako në emisionin “Open” në Top Channel.
Kryebashkiaku i Durrësit, duke iu referuar përgjimeve të prokurorisë të publikuara së fundmi, pranoi se ka qenë në një restorant duke drejtuar me Avdylajt.
Dako është shprehur se drekat me grupe të ndryshme vjen si pjesë e punës së tij si kryetar bashkie.
I pyetur në studio, Dako ka mohuar se ka favorizuar në tendera Avdylajt.