Vendosni fjalën kyçe....

Dështon tenderi për Unazën e Madhe, Qato: Asnjë ofertë nuk plotësonte kërkesat


Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar çdo ofertë të paraqitur për tenderin e Unazës së Madhe, duke i konsideruar se nuk ishin në përputhje me kërkesat.

Kryetarja e ARRSH, Sonila Qato në një dalje për mediat bëri me dije se asnjë ofertë e paraqitur nuk është kualifikuar .

Sipas saj, ofertat e paraqitura nuk plotesojnë kriteret e kërkuara, ndërsa shtoi se punimet në lotet e tjera të projektit do të vijojnë normalisht.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar do vijojë të mbështetet në një standard të shkëlqyer ligjshmërie e transparence. Për të garantuar që cdo vepër e ndërtuar me fondet publike, të jetë rezultat i konkurencës së ndershme mes kompanive, si edhe fryt i punës së një kompanie fituese që duhet të ketë dokumentacion të përputhur 100% me rregullat e garës. Ky nuk është rasti i procedurës “Për Rehabilitimin e segmentit rrugor, mbikalimi pallati me shigjeta – rreth rrotullimi Shqiponja, Loti 1” , ku asnjëra nga kompanitë, nuk është paraqitur me dokumentacion të perputhur me kriteret e vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.” thotë Qato, në daljen e parë për media pas marrjes së detyrës së re.

Qato shtoi se do i paraqiste ministres Balluku një proces transparent dhe se kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë.

Në dhjetor, Damian Gjiknuri në një dalje publike për mediat, bëri të ditur se është anuluar tenderi për njërin lot të projektit Unaza e Madhe, për falsifikim dokumentash.

Asokohe Ministër, Gjiknuri bëri të ditur se nuk rezulton të jetë shkarkuar dëm financiar dhe se qëndrimi i institucionit është në përputhje të plotë me ligjin.

VINI RE: Ky material është pronsi intelektuiale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *