Vendosni fjalën kyçe....

Drejtuesit e shkollës japin shfaqjen e veçantë për “ditën me borë”, videoja që s’duhet ta humbisni


Dita e dëborës kurrë nuk është dukur një ditë e mirë në Miçigan, shkruan Daily Mail.

Dy administratorët e një shkolle të Miçiganit, përfunduan duke dhënë një shfaqje vetëm për të bërë një njoftim se shkolla ishte mbyllur.

Drejtori i shkollës Jim Kitchen dhe mbikqyrësi i shkollës, Ben Mainka, kënduan “Hallelujah” të Leonelu Cohen, por me një tekst të tyrin origjinal.

Dy administratorët e shkollës thanë se nuk donin të bëheshin qesharakë duke kënduar, por kënduan dhe shumë bukur madje. Në tekstin e tyre ata njoftonin se sot ishte një ditë me borë dhe prandaj shkolla do të mbyllej. “Qëndroni ngrohtë në shtëpi”, është thirrja e tyre përmes këngës drejtuar nxënësve.

Videoja e administratorëve të shkollës është bërë virale në rrjet dhe është parë më shumë se 400,000 herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *