Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Spaho: Ku është Rama? Ka frikë të përballet për përgjimet e “Zërit të Amerikës”


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, gjatë seancës së sotme plenare mori fjalën për t’i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të jepte përgjigje lidhur me përgjimin e publikuar nga Zëri i Amerikës për blerjen e votave në vend.

“Rama duhet të vijë këtu. Duhet t’i japë qytetarëve të tij shpjegime, për përgjimet e publikuara mbrëmë nga ‘Zëri i Amerikës’, për vjedhjen e votave në vend. Nëse ka frikë të përballet me atë që ka bërë, nuk ka për t’i shpëtuar për shumë kohë përgjegjësisë. Prandaj do ju kërkoja të thërrisnin kryeministrin të vijë këtu të përballet me opozitën për këtë çështje shumë të rëndësishme”, tha Spaho.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se s’kishte ndërmend të ndërpriste seancën për të thirrur kryeministrin të vinte të përgjigjej, pasi sipas tij ksihte mënyra të tjera për ta bërë këtë.

“Nëse keni probleme me kryeministrin, procedurat i dini, mund ta thirrni në seanca dëgjimore, interpelanca.”, janë fjalët e Ruçit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *