Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Lala tregon si i gjeti dokumentet për përgjimet e Avdylajve me Dakon


Gazetarja Klodiana Lala në investigimin e kryer për shit-blerjen e votave bazuar në përgjimet e prokurorisë për bandën e Avdylajve ka treguar se si i kanë rënë në dorë dokumentet.

E ftuar në “Opinion” Lala u shpreh se ka marrë shkas nga një deklaratë e Astrit Avdylit në sallën e gjyqit, e cila në thelb fliste  për njohjet e tij me persona brenda PS-së.

Sipas saj nga përgjimet ka rezultuar se vëllezërit Avdylaj janë të interesuar edhe për zgjedhjet në FSHF. Gazetarja theksoi se  nga këto telefonata të përgjuara ka dalë edhe miqësia me Vangush Dakon.

“Problemi është që nga të gjitha përgjimet e Prokurorisë  rezulton se Vangjush Dako kishte një marrëdhënia të ndërsjellë dhe të ngushtë më vëllezërit Avdylajt. Në fakt të gjitha numrat e tjerë janë kryesisht  të zyrtarëve lokalë të Bashkisë së Durrësit. Bashkë me BIRN nuk kemi dashur të japim emra konkretë, sepse kemi menduar të japim kontekstin e asaj se çfarë  ndodh. Një zyrtar i lartë, pra kryetari i bashkisë, që komunikon në mënyrë të vazhdueshme me person që kanë të shkuar kriminale”-deklaroi Lala.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *