Italia ra në recesion në fund të vitit 2018, duke mbyllur një vit trazirash politike, me kosto më të larta të huamarrjes dhe tensionet fiskale që ndikuan në ekonomi.
Prodhimi u tkurr 0.2 për qind në tre muajt e fundit deri në dhjetor, pas një rënieje prej 0.1 për qind në tremujorin e mëparshëm, citon Agjencia e Statistikave Istat. Tkurrja në fund të vitit ishte më e madhe se sa pritej dhe do të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi qeverinë e koalicionit, e cila tashmë duket të jetë e dobët.
Një tkurrje ishte parashikuar, veçanërisht pasi kryeministri Giuseppe Conte tha të mërkurën se ai priste rënien e PBB-së në tremujorin e katërt. Shifra të veçanta treguan se ekonomia e eurozonës u rrit 0.2 për qind në fund të vitit 2018, duke krahasuar ritmin e tremujorit të mëparshëm, por më ngadalë se ritmi i parë në gjysmën e parë.
Euroja ndryshoi kundrejt dollarit, në 1.1481 dollarë në orën 11:06 të mëngjesit në Romë.
Investitorët kanë vëzhguar me kujdes ecurinë ekonomike të Italisë pas muajsh negociatash me Bashkimin Europian mbi buxhetin e qeverisë. Ndërsa recesioni mund të jetë i shkurtër, raundi më i fundit i lajmeve të këqija ka të ngjarë të provojë besimin e tregut në programin shtrirë të qeverisë për 2019.
“Parashikimet e rritjes mbi të cilat bazohet buxheti tashmë janë të pabaza dhe rritja e eurozonës vazhdon të dobësohet”, tha James Athey, një menaxher i portofolit në Aberdeen Standard Investments në Londër. “Italia do të përballet me disa probleme reale”.