Justin Bieber ka ndjekur gjurmët e Kanye West dhe njëlloj si ai, i është përkushtuar linjës së tij të veshjeve.
“Daily Mail” shkruan se ylli i popit ka hyrë në indrustrinë e modës si stilist dhe ka krijuar një linjën e tij të veshjeve “Drew House”, që përfshin rroba në ngjyrën bezhë dhe mustardë.
Çmimi për një bluzë me mëngë të shkurtra shkon në 48 dollarë dhe 148 dollarë për pantallona kadifeje me vija. Ndërsa me 128 dollarë mund të merrni edhe një bluze dhe një palë pantallona kadife.
Emri është frymëzuar nga askush tjetër përveçse vetë Bieber-it, emri i dytë i të cilit është Drew.
Të gjitha veshjet janë “unisex” dhe pavarësisht se ky stil nuk u përshtatet të gjithëve, fansat e Bieber nuk janë të të njëjtit mendim pasi i kanë blerë veshjet brenda pak orësh që kur linja e re u lançua.
Me këtë sukses të korrur që në fillim, duket se edhe Bieber do të bëjë karrierë si stilist, mbase edhe më shumë se West.