Vendosni fjalën kyçe....

Koncesioni i parkimeve, Veliaj: Shumë zhurmë për asgjë


Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranë po vijon edhe pasditen e sotme. Në lidhje me çështjen e parkingjeve me koncesion ka folur edhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj. 

 Sipas tij po bëhet shumë zhurmë për asgjë, pasi nuk bëhet fjalë për Agjencinë e Parkimeve, por për mënyrën e pagesës.

“Po bëhet shumë zhurmë për asgjë, këto janë thjeshtë konspiracione. Nuk e japim me koncesion Agjencinë e Parkimeve, nuk jemi budallenj ta japim me koncesion. Bëhet fjalë vetëm për mënyrën e pagesës”, u shpreh Veliaj. Këshilltarët e LSI-së janë larguar nga mbledhja. “Jo koncesione të paarsyetuara”, janë shprehur këshilltarët e LSI-së. 

Bashkia Tiranë pritet të miratojë vendimin që do të kalojë edhe te privati administrimin e parkingjeve. 

 Pra vendimi do t’i hapë rrugë administrimit të parkingjeve edhe nga subjektet private, priten të jepen me koncesion. Duhet të themi se qytetarët paguajnë  rreth 4 mln euro në vit për parking, një shifër jo e vogël kjo. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *