Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi-Shahinit: Halabake rrugësh, bashkë me Ramën do të sjellësh Sorosin e të shkatërrosh Universitetin


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, tha në fjalën e saj në Kuvend se në lajmin e Zërit të Amerikës doli hapur sesi ishin grabitur dhe blerë votat në zgjedhjet e vitit 2017 duke formuar një mazhorancë të inkriminuar.

“Në fakt ajo që të bën përshtypje është që për hir të së vërtetës, kemi një vit e gjysëm që ne e deklarojmë, edhe më shumë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me institucionin e tyre zyrtar mediatik Zërin e Amerikës, dalin qartë se si votat e një mazhorance të inkriminuar kanë ardhur në Parlament me paratë e drogës dhe me para të krimit të organizuar.

Këta që janë këtu mbrapa, me ndonjë përjashtim të vogël, socialistë të vjetër, ndërsa pjesa tjetër nuk është gjë tjetër, veçse janë vazhdimësia e supermanit Gjushi, e akullore, sepse këta i kanë qejf akulloret si Rilindje, e supermanit Barja, Avdylaj, e çdo gjë tjetër.

Kjo viktima këtu, që vjen nga një biznes i mesëm, e cila për hir të së vërtetës familja e saj nuk e dimë nëse i ka rënë në qafë drejtoresha e Tatimeve apo jo, për t’ua mbyllur biznesin, siç ua ka mbyllur të gjithë bizneseve të tjera, por vjen këtu dhe vjen këtu që të mbulojë mashtrimet e shefit të saj, që kishte bërë pakt zhvillim, ndërsa tani del me çorape.” – tha Kryemadhi.

Më tej ajo tha se Rama kërkon ta përdorë Partinë Socialiste për veten e tij dhe miqtë e tij, për të vjedhur ç’të mundet.

“Por ai nuk ju do ju. Sepse ai nuk do shtëpinë e vet e jo më t’iu dojë ju. Ai e do Partinë Socialiste për ta përdorur dhe për të pastruar paratë e veta. Për të ri mbledhur paratë e tij të cilat i kanë humbur. Ai nuk mund t’iu dojë ju sepse ju nuk jeni standardi i tij. Ju nuk keni asgjë të përbashkët me atë. Ju jeni demode, ndërsa ai është modern. Ju nuk jeni si ai, ai është njeri që lexon libra.

Ndërsa ju nuk lexoni libra, edhe pse mund të keni shkolla të mbaruara jashtë shtetit. Ju nuk jeni si ai, sepse ai është njeri artist, me shpirt të hapur, ndërsa ju jeni fshatarë. Ky është koncepti i tij që ka për Partinë Socialiste. këtë ka pasur ai. Edhe kur erdhi nga Parisi me thonj të pa prerë siç thoshte dikur Fatos Nano, edhe kur u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës e kështu me radhë.” – shtoi Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi se Pakti për Universitetin që propozon Rama është shkatërrimi i universitetit dhe sjelljen e Sorosit nga Budapesti në Tiranë.

“E gjithë lufta dhe Pakti i Universitetit, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë, të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, ka një prapaskenë. Shkatërrimin e Universitetit të Tiranës dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit në Budapest, i cili me vendim të Kryeministrit të Hungarisë dhe të Presidentit të Hungarisë  do të mbyllet. Dhe qeveria jonë e famshme do që ta sjellë në Shqipëri.

Pavarësisht bindjeve tona politike dhe ça përfaqësojmë ne të gjithë këtu, të marrim përsipër të mbrojmë universitetin tonë. Nga ana tjetër z.Kryetar i Kuvendit, kësaj zonjës këtu që nuk e di shtëpinë ku e ka dhe ajo vetë, mësoji që ka disa rregulla në Shqipëri dhe në shqiptarët i respektojmë njerëzit, institucionet, edhe kur jemi armiq. Kur vjen përballë një institucioni duhet të vish dhe të sillesh në mënyrë dinjitoze. Halabakë rrugësh të cilët e kthejnë institucionin e Parlamentit, në institucione orgjish për të sjellë një sjellje tjetër ki kujdes se nuk do të falë njeri.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *