Qindra vila, të ndërtuara sipas modeleve të përrallave të Disney-t, janë braktisur në Turqi. Edhe pse iste projektuar si një qytet model që do shërbente si resort luksoz për arabët e pasur, kompleksi në Turqinë perëndimore është krejt i zbrazët.
Një qytet dystopian ndodhet vetëm tre kilometra nga qyteti historik Mudurnu në provincën veriperëndimore të Bolo-s në Turqi.
Modeli i veçantë i kështjellave në miniaturë pritej t’u pëlqente investitorëve arabë të projektit Burj Al Babas. Projekti, i zhvilluar nga Grupi Sarot, përfshinte gjithashtu një qendër tregtare, një hotel, një xhami dhe banjot e famshme turke.
Pavarësisht protestave të banorëve, të cilët argumentuan se vila e stilit Disney nuk përputhen me arkitekturën osmane dhe do të prishte “pëlhurën historike” të provincës, projektit iu dha drita e gjelbër nga autoritetet dhe ndërtimet nisën në vitin 2011.
Megjithatë, nga 732 vila të planifikuara fillimisht, vetëm 587 u përfunduan para se kompania të prekej nga probleme financiare, duke shkaktuar 27 milionë dollarë borxhe.
Rreth gjysma e vilave janë shitur tek blerësit nga Katari, Bahreini, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Kryetari i kompanisë fajësoi për problemet financiare konsumatorët, të cilët ende nuk kanë transferuar paratë.