Vendosni fjalën kyçe....

“Me çfarë të mban peng Ymer Baze!”, “Pse s’shkon dot në SHBA?” – Përplasja Berisha-Rama në Kuvend


Pasi ish-kryeministrin Berisha i përmendi Ramës se kishte mohuar atësinë e të birit, fjalën e mori kryeministri Rama i cili e akuzoi Berishën se kishte fabrikuar gjithçka.

Më pas Berisha afrohet te foltorja e Kuvendit gjë që u shoqërua me tension.

Berisha kërkoi të replikonte me Ramën, pas akuzave të këtij të fundit, por iu ndërpre fjala nga kreu u Kuvendit, Ruçi,

Ai ndërhyri dhe ndërpreu me 10 mionuta seancën.

 “Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore”-Tregoje pak bisedën me Besnik Mustafain. Çfarë i the. Nuk vjedh, nuk vras dhe nuk shkoj me gruan e shokut. Ia the apo nuk ia the i pafytyrë. Fol këtu. Kurse dokumentet t’i ka botuar Ymer Baze, që të mban peng me dosje. Të rri gjithë ditën në zyrë. Ilir Meta të ka detyruar të njohësh atësinë e djalit, ndryshe nuk do të votonte në zgjedhje. Ai që e detyroi ta bënte këtë i rri gjithë ditën në zyrë. Ka karteën origjinale. Ka dosjen origjinale.” – tha Berisha.

Pas kësaj fjalën e mori Rama, i cili akuzoi Berishën se kishte fabrikuar gjithçka dhe se ishte përgjegjës për dhimbjen që kishte pësuar familja e tij.

“Ilustrove që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër ose të ri të rregullave të bashkëjetesës së shqiptarëve. Në vitin 2000, ti së bashku me disa rreth teje ke fabrikuar një dokument fals sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe kam mohuar atësinë e djalit tim. Je ti që e kë bërë dhe ushqyer këtë gjë. Je ti që ke shkaktuar lot e dhimbje në familjen time. Shiko vizën e kuqe që të ndan ty nga ana tjetër e oqeanit.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *