Kreu i shtetit, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit, Europian për të njohur Juan Guaidon si Presidentin legjitim të përkohshëm të Venezuelës.
Meta me anë të një mesazhi në Twitter, shkruan se populli i Venezuelës meriton të zgjedh i lirë Presidentin e tij.
“Përshëndes vendimin e Parlamenti Europian për të njohur Juan Guaido si Presidentin legjitim të përkohshëm të Venezuelës. Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të lira dhe demokratike”, shkruan Meta.