Vendosni fjalën kyçe....

Në listën e më të kërkuarve, ekstradohet nga Greqia 27-vjeçari shqiptar


Nga Greqia është ekstraduar Leo Roçi, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Sipas policisë 27-vjeçari është dënuar me 7 vite heqje lirie nga Gjykata e Apelit Tiranë. Ai akuzohet se në datë 11.01.2015, në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.

Leo Roçi ishte një nga 22 personat më të kërkuar të Dibrës.

Njoftimi i policisë: 

Interpol Tirana

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 7 vjet burg.

U krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar :
Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi/Dibër.

Shtetasi Leo Roçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.01.2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *