Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti Evropian voton Guaidon si president të ligjshëm të Venezuelës


Parlamenti Europian votoi për të njohur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm legjitim të Venezuelës dhe u kërkoi krerëve të BE-së të bëjnë të njëjtën gjë.

Rezoluta që u  votua këtë të enjte, i bëri thirrje udhëheqjes së BE-së të miratojë “një qëndrim të fortë dhe të unifikuar” dhe ta njohë Guaidon si presidentin e vetëm të ligjshëm të kombit të Amerikës së Jugut, derisa të mbahen zgjedhje të reja për “rivendosjen e demokracisë”.

Deputetët gjithashtu premtuan “mbështetje të plotë” për parlamentin e Venezuelës që kontrollohet nga opozita duke i kërkuar vendeve të BE të “akreditojnë” të dërguarit e emëruar nga opozita.

Dokumenti u miratua me 439 vota pro dhe 104 kundër, kurse 88 deputetë abstenuan.

Guaido falenderoi Parlamentin Evropian për votimin. “Bëmë një hap të madh në luftën tonë për demokraci,” shkroi ai në Twitter.

Të shtunën, Gjermania, Franca dhe Spanja kërcënuan të njohin Guaido si president të përkohshëm të kombit nëse kreu i tanishëm i shtetit, Nicolas Maduro, nuk do deklaronte zgjedhje të parakohshme brenda tetë ditëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *