Publikohen pamjet nga aksidenti në Vlorë, ku një automjet tip “Benz” i drejtuar nga kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë, përplasi 10 makina të tjera.
Pamjet e filmuara kamerat e sigurisë janë publikuar nga “Ora News”, ku shihet se si “Benz”-i bën salto disa herë duke u përplasur me makinat që ishin të parkuara buzë rrugës.
Mësohet se ka qenë ora 22:53 minuta mbremjen e kaluar, kur ndodhi aksidenti në rrugën Transballkanike.
Kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë Kreshnik Lilaj, është zyrtari që po drejtonte makinën e tipit “Benz” me targa AA272RB, që përplasi 10 makina të tjera.
Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lilaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Sipas policisë, ai ka qenë nën efektin e alkoolit në normën 0.7 nga 0.2 që duhet te jetë normalja.