Vendosni fjalën kyçe....

“Rama përhapi fjalë se do takohej me kancelaren Merkel, por u kthye me bishtin ndër shalë” – Berisha


Ish-kryeministri Berisha ka thënë se kryeministri Rama shkoi në Gjermani e u kthye që andej me bishtin ndër shalë.

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se pavarësisht lajmit që u shpërnda se Rama do takohej me kancelaren Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjermanë, kjo nuk ndodhi pasi sipas tij, të gjithë e njohin kush është Rama, një i sëmurë psikik.

“E enjtja e kaluar për të gjithë deputetë ishte ditë parlamenti. Edvin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit, vrapoi në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të zhgarravinave. Në të vërtetë, “sugarët” e tij, Fuga dhe “sugar” bis Cakaj, hapën lajmet se lideri i tyre, idhulli i tyre do të takohej me Angela Merkel dhe me të gjithë kryesorët e Gjermanisë.

Shkoi u kthye me bisht ndër shallë. Nuk iu dha asnjë takim, zotëri. Ju ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh, për t’i dhënë një mesazh, të cilin ai kurrë nuk do t’ua thotë juve. Berlini e priti me rumorin e njeriut të sëmurë psiqik, e përcolli me rumorin e njeriut patologjik.” – tha Berisha.

Më tej ai tha se asgjë nuk e shpëton më kryeministrin Rama pasi shqiptarët e urrejnë deri në palcë dhe do e rrëzojnë.

“Të mbyllësh parlamentin, të shkosh në Berlin për zhgarravina, të kthehesh në Tiranë me zhgarravina të tua, ky është një krim i shëmtuar që i bën parlamentit, një poshtërim q ëi bën atij. Mirë juve që ju ka ushtarë të tij, jua ka hedhur trutë e veshgjatit, por shqiptarët e urrejnë gjer në palcë atë.

Urrejtja popullore po rritet njelloj si temperatura nga ethet e malaries. Asgjë s’e shpëton Edvinin tuaj ndaj dhe mundësish na jep pak sqarime, me ç’motiv i vutë drynin parlamentit, ditën e enjte. Punon njeriu gjithë javën, për t’u përgatitur para zgjedhësve, qytetarëve dhe  vjen këtu e gjen drynin se i sëmuri, patologjik, siç e quan komuniteti ndërkombëtar, do të shkonte nëpërmjet shkarravinave.” – shtoi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *