Vendosni fjalën kyçe....

Rrezikon të mbetet me një sy, organizatori i “Jelekëve” sfidë Macron-it: S’na ndal dot!


Qeveria franceze nuk do i ndalojë dot “Jelekët e Verdhë” me forcë, por vetëm duke bërë atë që njerëzit kërkojnë.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga një nga organizatorët kryesorë të lëvizjes, Jerome Rodrigues, i cili mund të mbetet i verbër në një sy, pasi u plagos nga policia.

“Presidenti Macron shpalli luftë ndaj nesh dhe plagët tona janë plagë beteje.” – tha Rodrigues.

“Asnjëherë nuk mendova se një gjë e tillë mund të ndodhte në Francë.”  – shtoi ai, duke përshkruar atë që vendi ka kaluar nëpër muajt e fundit si “kohë të errëta”.

Aktivisti, i cili e quan veten “super paqësor”, po transmetonte drejtpërdrejt në “Facebook” nga një tubim në Paris fundjavën e kaluar kur një oficer i policisë e qëlloi atë me një armë jo vdekjeprurëse “LBD 40”.

Një predhë e goditi atë në sy dhe sipas mjekëve nuk ka garanci se sytë e dëmtuar do të jenë në gjendje të shohin përsëri.

“Tani e kuptojmë se duke shkuar në një tubim, ne e kemi vënë veten në rrezik të bëhemi viktima të qeverisë. Kjo ka ndodhur me mua, por mund t’i ndodhë kujtdo tjetër.” – tha Rodrigues.

Autoritetet franceze po përdorin dhunë për të trembur njerëzit jashtë rrugëve, por “ne nuk do të tërhiqemi”, tha ai. Rodrigues premtoi të rikthehet në protestë pasi ai të bëhet më mirë, duke thënë se familja e tij e mbështeti plotësisht atë në këtë vendim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *