Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 5 kilogramë heroinë, tre të arrestuar në Tiranë


3 persona janë arrestuar nga policia Durrësit, pasi i janë gjetur 5 kilogramë kokainë.  Identiteti i tre të arrestuarve nuk bëhet i ditur, por vetëm inicialet e tyre, B.D., A.T, dhe N.M. Prokuroria e Durrësit dha urdhër gjithashtu për ndalimin e një tjetër personi me inicialet A.R. Tre personat janë arrestuar në Tiranë.

Përpos lëndës narkotike, janë sekuestruar dhe tre automjete, disa telefona celularë dhe një sasi parash.

“Operacioni “Vollga”, goditet një grup që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta

Sekuestrohen lëndë narkotike, vlera monetare, automjete dhe aparate celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale kanë finalizuar operacionin e koduar “Vollga”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *