Pas ish-kryeministrit Berisha, i cili i tha Ramës të jepte shpjegime nëse e shoqja kishte aksione te ABI Bank dhe të përgjigjej për çështjen e publikuar nga Zëri i Amerikës mbi blerjen e votave, fjalën e mori kryeministri Rama.
Ai tha se në lajmin e parë të Zërit të Amerikës, qeveria ishte përgjigjur duke publikuar qindra dokumente për të faktuar të kundërtën ndërsa lidhur me lajmin e para dy ditëve për blerjen e votave tha se kjo nuk ishte asgjë e re nga fronti i opozitës.
Më tej tha se Berisha ishte përgjegjës për shkatërrimin e vendit duke dhënë leje për hidrocentralet që po ndërtohen anembanë vendit.
Rama theksoi se nën qeverisjen e tij, çështja e korrupsionit ishte përmirësuar duke qenë se Shqipëria është përmirësuar me 15 vende nga raporti i “Transparency International”.
“Sali, jep përgjigje pse Shqipëria jote ishte simbol i korrupsionit. Artisti ka thirrur në protestë të gjithë ata që nuk duan të paguaj ë gjoba, që nuk duan shtet, po s’ka më qofte te daja. Tani nuk do rri shumë gjatë sepse kam një telefonatë me Shtëpinë e Bardhë dhe në varësi të saj, sesa do jem i lirë t’ju informoj do ju jap informacion.”