Teksa ministrja e re e Financave, Anila Denaj, u ngrit të merrte fjalën në foltoren e Kuvendit pas fjalës së kryedemokratit Basha, deputetët e opozitës janë ngritur nga vendet dhe i janë drejtuar foltores.
Kreu i Kuvendit Ruçi i ka kërkuar opozitës që të ulet në vendet e saj dhe të lërë ministren të flasë.
“Zoti kryetar i opozitës, uluni. Flamur uluni. Kujdes me ministren, aq më pak se e ka për herë të parë.”
Më herët fjalën nga opozita e kishin marrë ish-kryeministri Berisha, kreu i PD-së, basha dhe kreu i grupit parlamentar, Spaho. Ata kërkuan ndërprerjen e seancës dhe ardhjen aty për të dhënë llogari të kryeministrit Rama.
Basha tha se kreu i qeverisë duhet të jepte llogari për blerjen e votave në bashkëpunim me bandat, gjë që sipas tij është denoncuar nga opozita që në fillim, nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Zëri i Amerikës.