Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi këmbëngul me korrigjimin e kufijve: Marrim Luginën e Preshevës, Kosova nuk ndahet


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka këmbëngulur se marrëveshja Kosovë- Serbi, nënkupton korrigjim të kufijve dhe jo ndarje të Kosovës. Thaçi u shpreh se në këtë marrëveshje mund të përfshihet Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, pra se mund t’u bashkohen Kosovës, por nuk sqaroi se çfarë do të humbasë Kosova nga korrigjimi i kufijve.

“Nuk mund të ndodhë një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke, me anëtarësim të Kosovës në OKB, edhe pa definimin e plotë të kufirit dhe njohjen reciproke, që do të thotë një demarkim teknik. Unë në kuadër të këtij demarkimi, besoj fuqishëm se mund të përfshijmë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Të tjerat nuk janë deklarime të mijat, apo opinionet që janë prezantuar nga të tjerët. Unë punoj për një demarkim teknik, përmbyllës, Kosovë-Sërbi, që do të përfshinte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”-deklaroi Thaçi në emisionin Të Paekspozuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *