Pas takimit me përfaqësuesit e biznesit, kreu i PD-së, Basha ka udhëtuar drejt Durrësit ku është takuar me tregtarë dhe biznesmenë të qytetit bregdetar.
Në takimin me to Basha theksoi se me ardhjen e PD-së në pushtet taksa e sheshtë do të jetë 9%, do ketë ulje me 300 lek të vjetra për karburantin, eleminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënesi, 9% punëmarrësi.
Basha ritheksoi edhe një herë lehtësitë të cilat do të ketë biznesi me ardhjen në pushtet të PD.
“Të kualifikuarit janë të parët që largohen nga Shqipëria. Inxhinierë, profesionitë, që sapo u jepet mundësia, largohen. Më thanë një gjë të tmerrshme dje pedagogë të Mjekësisë. Vitin e dytë studentët mësojnë edhe gjermanisht, me idenë që për tre vite të jenë të aftë në gjermanisht që sapo të mbarojnë shkollën, pastaj të nisen drejt Gjermanisë. Problemi ka marrë dimensione shumë të mëdha. Ne sot kishim gjermanët në tryezë, të cilët kanë përvojën më të mirë në Europë atë të trajnimit dual, gjysmën e merr në shkollë profesionale, gjysmën në biznes.” – tha Basha.