Partia Demokratike po zhvillon një takim me përfaqësuesit e biznesit në vend. Në këtë tryezë marrin pjesë kreu i PD-së dhe deputetë të tjerë dhe përfaqësues të biznesit në Tiranë.
Basha në fjalën e tij ka theksuar përkeqësimin e klimës së biznesit, shtimin e taksave dhe falimentimin e shumë bizneseve si pasojë e politikave qeverisëse.
Ai i ka ftuar ata në protestën e 16 shkurtit të thirrur nga opozita e bashkuar. Përfaqësuesit e biznesit kanë shprehur shqetësimet e tyre duke thënë se ekonomia po shkonte tatëpjetë dhe ata më shumë se kushdo e ndjejnë këtë.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i partisë gjermane në pushtet, CDU, i cili është kryekëshilltari ekonomik i kësaj force politike, Martin Henze.
Ai tha se beson te programi i PD-së dhe ka ofruar ndihmën gjermane dhe atë daneze në hartimin e reformave që do ndihmojnë në kapërcimin e krizës.