“Më mirë me Vuçiçin se sa me Thaçin”, kjo është përgjigja që ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat televiziv në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një prononcim për “Gazetën Ekspress”, Berisha tha: “Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit. Këtë e kam shprehur edhe më parë”.
Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Hashim Thaçi ftoi ish-kryeministrin Berisha në një debat televiziv, pas deklaratave të këtij të fundit se plani i Thaçit për kufijtë, nënkupton ndarjen e Kosovës.
Sipas Berishës, Thaçi po ndjek planet e Serbisë për Kosovën.