Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë di Balla për porositë e Blushit?


Taulant Balla dhe Ben Blushi

Në shtator të vitit të kaluar, disa të dhëna publike sugjeruan se “Top Channel” u investua në një fushatë shantazhimi dhe intimidimi ndaj disa kompanive të mëdha private.

Qenë të paktën dy raste të dy kompanive të mëdha shqiptare që tregonin se televizioni kishte drejtuar shënjestrën ndaj kompanive private dhe jo ndaj interesit publik.

Njëri prej tyre qe i lidhur me kompaninë “Salillari”, gjatë muajve qershor-korrik 2018. Ndaj “Salillari”-t nisi një valë kronikash televizive në edicionet qëndrore.

Në fund të korrikut, fushata e “Top Channel” u ndërpre si me buton, sulmet morën fund dhe televizioni dukej i painteresuar të ndiqte çështjet që kishte trajtuar në muajt Qershor-Korrik. Çfarë ndodhi? U zgjidhën problemet apo “Top Channel” gjeti ujdi me kompaninë “Salillari”?

Por një deklaratë e freskët e Taulant Ballës ka kaluar këto kohë në hije.

Një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës ka akuzuar në studiot e këtij televizioni se “TCH” është një televizion që bën emisione të porositura, duke iu referuar emisionit “Top Story”.

“Mua më vjen keq që Top Channel ka degraduar në një media, pavarësisht se ka licencë kombëtare dhe më vjen keq, që bën emisione të porositura…”, deklaroi Balla “Live” në emisionin “Open”.

(Ndiqni komentin e Ballës në intervalin 1:30 deri në 1:35 )

A ka informacion Balla mbi ujditë që drejtori Blushi mund të ketë bërë me biznese të shantazhuara “part time” si në rastin e Salillarit?/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *