Vendosni fjalën kyçe....

Cili është qyteti me asnjë të pastrehë nëpër rrugë


Ndryshe nga Tirana ku në të gjitha rrugët kryesore do të ndeshesh me njerëz të pastrehë, apo që lypin në rrugë, në një tjetër kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ky fenomen nuk ndodh.

Në një shkrim të publikuar nga “BBC”, thuhet se edhe në Britani, numri i njerëzve që flenë jashtë është shumëfishuar që nga viti 2010. Por në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, fjetja jashtë në të ftohtë  mbi kartona apo në stola, është ç’rrënjosur pothuajse fare falë një skeme novatore.

Çfarë mund të mësojnë qytetet e tjera nga finlandezët?

Kur del nga stacioni hekurudhor i Helsinkit në një mbrëmje të ftohtë, nuk do të duhet shumë kohë të vëreni diçka të pazakontë.

Nuk ka njerëz të shtrirë që flenë në të ftohtë dhe askush nuk lyp.

Kontrasti me qytetet më të mëdha të Britanisë së Madhe  është i habitshëm, ku pamjet me të pastrehë që flenë mbi çanta, batanije, kartona apo tenda janë një gjë krejt e zakonshme.

Mijëra njerëz të pastrehë ka në Britani

“Në fëmijërinë time më kujtohet se kishte qindra apo mijëra njerëz që flinin në parqe dhe pyje”, thotë nënkryetari i Helsinkit, Sanna Vesikansa. “Ishte e dukshme, por nuk e kemi më. Në Helsinki nuk ka më të pastrehë”.

Sipas Vesikansa-s, veprime themelore janë ndërmarrë për t’i dhënë fund kësaj dukurie.

Për 30 vitet e fundit, trajtimi i të pastrehëve ka qenë fokusi kryesor për qeveritë në Finlandë.

Në vitin 1987, atje kishte më shumë se 18,000 njerëz të pastrehë. Shifrat më të fundit nga fundi i vitit 2017, tregojnë se ishin rreth 6,600 njerëz të klasifikuar si pa shtëpi.

Shumica dërrmuese e tyre jetojnë me miqtë ose familjen, ose strehohen në strehim të përkohshëm. Vetëm një numër shumë i vogël njerëzish janë duke fjetur në rrugë.

Temperaturat mesatare minimale në dimrër në Helsinki shkojnë në -7C. Minimale!

Pra, si ia kanë dalë finlandezët?

Që nga viti 2007, qeveria e tyre ka ndërtuar politika për të pastrehët  mbi themelet e parimit “Së pari vjen strehimi”.

Thënë thjesht, qeveria u siguron njerëzve që bëhen të pastrehë një shtëpi të qëndrueshme dhe të përhershme të tyre sa më shpejt që të jetë e mundur.

Më pas ai u siguron atyre ndihmën dhe mbështetjen që u nevojitet. Kjo nënkupton mbështetjen e dikujt që po përpiqet të luftojë një varësi, të ndihmohen të mësojnë aftësi të reja ose të marrin pjesë në trajnime, arsim apo punë.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC/ Përshtati në shqip Hashtag.al

Instituti Deaconess i Helsinkit ofron më shumë se 400 apartamente për të pastrehët


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *