Vendosni fjalën kyçe....

DASH sqaron se Berishës nuk i është refuzuar viza


Pas debateve të djeshme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, vjen reagimi i Departamentit të Shtetit, që zbulon nëse Berisha është apo jo në listën e personave të cilëve u është refuzuar viza.

Dhe përgjigja është “JO”.

 “Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu: https://ëëë.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH, pas një kërkese për informim të dërguar nga Gazeta Shqiptare.

Dje në Kuvend Rama tha: “Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?“

Por Berisha u përgjigj mbrëmë në studion e emisionit “Opinion”, se që nga dita kur ka lënë detyrën nuk ka bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit dhe nuk i është refuzuar asnjë vizë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *