Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania heq dorë nga avioni supermodern amerikan: Është i shtrenjtë!


Forca Ajrore e Gjermanisë, “Luftwaffe”, nuk është e interesuar për avionin amerikan më të fundit, F-35, si një zëvendësim të mundshëm për flotën e saj të plakur të avionëve Tornado në shërbim prej 3 dekadash.

Ndërkohë avioni F-18 i “Boeing” mund të zgjidhet ende për të modernizuar flotën, pasi ka aftësi të mbajë bomba dhe raketa bërthamore të kërkuara nga NATO.

Gjenerata e pestë e prodhimit të “Lockheed Martin” nuk është më në garë për kontratën, konfirmuan zyrtarët gjermanë të enjten, duke përjashtuar edhe F-15 më të vjetër të prodhuar nga SHBA-ja.

Megjithatë, nuk është arritur ende vendimi përfundimtar për avionët që do blihen, pasi ka faktorë politikë dhe operacionalë në shqyrtim.

Ndërsa Luftëaffe është në nevojë për të zëvendësuar aeroplanët e saj Tornado, në shërbim që nga viti 1983, ata nuk pritet të marrin avionë F-35 pasi ata janë shumë të shtrenjtë dhe në vend të tyre mund të preferohen avionet F-18.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *