Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.ministrja e Arsimit: Me grevën e pedagogëve do rrëzohet edhe qeveria


Paçka se sot u zhvilluan një sërë takimesh që lidhen me protestën e studentëve dhe grevën e pedagogëve, ende nuk ka zgjidhje për ligjin e Arsimit të Lartë, pasi ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se ligji i qeverisë i përfshin të gjitha ndryshimet që kërkohen nga grupet e interesit.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, thotë se sot me zë dhe figurë u tregua plani qeveritar për të zhbërë Universitetet Publike. “Koha Jonë”, kontaktoi me ish-zv/ministren e LSI-së, e cila theksoi ndër të tjera, se qëndrimi i stafeve pedagogjike është i vendosur për të shkuar në grevë urie, pasi jo vetëm që ndihen të nëpërkëmbur por edhe të anatemuar nga qeveria.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, thotë se sot me zë dhe figurë u tregua plani qeveritar për të zhbërë Universitetet Publike. Ish-zv/ministrja e LSI-së,  theksoi ndër të tjera, se qëndrimi i stafeve pedagogjike është i vendosur për të shkuar në grevë urie, pasi jo vetëm që ndihen të nëpërkëmbur por edhe të anatemuar nga qeveria.

“Ajo që sot është shqetësim, është se situata do të përcipitoj me grevë urie nga pedagogët. Sot pedagogët ndjehen të fyer, të nëpërkëmbur, të pavlerësuar dhe të anatemuar nga qeveria. Sot është më i qartë sesa kurrë plani për të zhbërë Universitetin Publik. Tashmë me zë e figurë, figurantja ministre e ka kuptuar që nuk mund të tallet me pedagogët dhe stafet e tyre, që e kanë të qartë se të gjitha VKM-të janë në shkelje flagrante kushtetuese dhe të autonomisë Universitare. Kjo quhet maskarada e fundit ndaj stafet pedagogjike janë mëse të qartë për të mbrojtur dinjitetin e tyre, dinjitetin e Universitetit Shqiptar dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre”,-thotë Malaj për “Koha Jonë”.

Duke mbështetur studentët dhe pedagogët, deputetja thotë se me nisjen e protestës së pedagogëve, merr fund keqqeverisja. “E hëna do të nis me protestën e pedagogëve, e cila do të shënojë dhe fundin e kësaj keq-qeverisje të pashoqe”, thotë më tej Malaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *