Italia nuk e “njeh” udhëheqësin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit amerekano-jugori, tha zëvendësministri i jashtëm italian, duke paralajmëruar se duhet të shmanget një ndryshim i regjimit si në Libi.
“Sot, interesi më i madh që kemi është të shmangim një luftë të re në Venezuelë,” tha Manlio Di Stefano për rrjetin TV2000 të Italisë. Ai shtoi se ndryshimi i regjimit që dështoi në Libi nuk duhet të tentohet, pasi doli të ishte një “gabim” që të gjithë e njohin sot.
“Ne duhet të parandalojmë që kjo të ndodhë në Venezuelë”, paralajmëroi ai.
Komentet e politikanëve të Lëvizjes Five Star (5 Yjet) vijnë teksa Parlamenti i BE-së votoi ditën e djeshme një rezolutë për të njohur Guaido-n si president të përkohshëm të kombit të Amerikës Jugore, që njihet për rezervat e tij të arit të zi.
Thirrja e BE-së për zgjedhje të reja fillimisht ishte mbështetur nga Ministri i Jashtëm italian, Enzo Moavero Milanesi, por ai u shpreh kundër një ultimatumi ndaj presidentit aktual të vendit, Nicolas Maduro.